Zoran Zaevi e shetit me autobus Ramush Haradinaj nëpër Shkup

Maqedonia

Zoran Zaevi e shetit me autobus Ramush Haradinaj nëpër Shkup

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:47
Kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj,

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e këshillit ministror të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiq, sot bashkërisht udhëtuan erdhën me minibus në Hotelin Aleksandar Palace në Shkup, ku po mbahet Samiti Digjital.

Fotografia e përbashkët nga autobusi u publikua në profilin e kryeministri maqedonas në facebook, ku kryeministrat vërehen në autobus, që nga mediumet maqedonase është cilësuar si “autobus shkolle”.

Në përshkrimin e fotografisë shkruan „connected together“ (bashkë të lidhur). Në këtë shoqëri është e ministrja malazeze për ekonomi Dragica Sekuliq dhe zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat