Ivanov në takim me Mogherinin, kërkon datë konkrete për nisjen e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Ivanov në takim me Mogherinin, kërkon datë konkrete për nisjen e bisedimeve me BE-në

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:59
Gjorge Ivanov dhe Federica Mogherini

Presidenti Gjorge Ivanov sot ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, nga e cila mori raportin e fundit për përparimin e shtetit që u publikua nga Komisioni Evropian.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për procesin e eurointegrimeve, si dhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Evropian.

“Ivanov ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë, duke shtuar se zhbllokimi i procesit integrues, me caktimin e datës për fillimin e bisedimeve, do të ndikojë pozitivisht në procesin reformues dhe në gjithë gjendjen politike në Maqedoni”, thonë nga kabineti.

Presidenti në takim me Mogherinin ka thënë se rekomandimi pozitiv për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka ndikim pozitiv në kredibilitetin dhe perspektivën e BE-së në gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat