Taki Fiti: Rritja ekonomike prej 3.2 për qind është e mundur këtë vit

Maqedonia

Taki Fiti: Rritja ekonomike prej 3.2 për qind është e mundur këtë vit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:24
Taki Fiti

“Është e arritshme norma e rritjes ekonomike në vend deri në 3.2 për qind këtë vit, edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB), këto ditë dolën me projeksionin se këtë vit rritja ekonomike do të jetë 2.8 për qind”, kështu vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Taki Fiti.

Ai sot në universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, mori pjesë në promovimin e librit “Praktikat e tranzicionit”, një analizë e ekonomisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa i krijuar si projekt midis ASHAM dhe Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.

Fiti thotë se pas tejkalimit të krizës poltike ngadalë kanë nisur të rriten investimet dhe harxhimet personale.

“Shumë është me rëndësi si do të zhvillohet eksporti, te eksporti ka përmirësime cilësore, lëvizje, duke ju falënderuar investimeve të huaja në zonat industriale. Që nënkupton se kjo normë është e zbatueshme. Pra, Maqedonia jo këtë vit, por në vitin 2019 dhe andej duhet të bëjë gjithçka që të arrijë normën e rritjes nga 4.5 në 5 për qind. Ky është potenciali i ekonomisë së Maqedonisë, nëse duam të ecim përpara”, tha Fiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat