Mogerini sot mban fjalim në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Mogerini sot mban fjalim në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 09:26
Federika Mogerini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini sot në ora 9.30 do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

Ajo do të flas për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, por do të flas edhe për perspektivat e vendit në planin e eurointegrimeve.

Mogerini mbrëmë qëndroi në Shkup, ku kishte takime të ndara me ministrat e rajonit dhe një darkë të përbashkët të shtruar nga kryeministri Zoran Zaev.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat