Përforcohet bashkëpunimi ushtarak në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Përforcohet bashkëpunimi ushtarak në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:20
Metodija Veliçkovski dhe Brigadës Bardhyl

Përmirësim të bashkëpunimit ushtarak dypalësh ekzistues në fushën e stërvitjes dhe arsimit ushtarak, shqyrtim të mundësive për forma të reja të bashkëpunimit përmes kryerjes së aktiviteteve të përbashkëta, si dhe shkëmbim të përvojave dhe shfrytëzim të kapaciteteve të armatave me të cilat disponojnë të dyja shtetet.

Këto ishin temat në të cilat sot kanë biseduar shefat e shtatëmadhorive të forcave ushtarake të Maqedonisë dhe Shqipërisë, gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe gjenerali i Brigadës Bardhyl Kolçaku, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Veliçlovski në suaza të vizitës zyrtare në Shqipëri sot realizoi takime me nivel më të lartë në SHM të forcave të armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. 

Pas takimit me Kolçakun u bajt takim midis delegacioneve të ARM-së dhe përfaqësuesve të SHM-së të Armatës shqiptare. Delegacioni i Maqedonisë pati takim edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes Petro Koçi. Zëvendësministri shqiptar e potencoi mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet e Maqedonisë për integrim të plotë në NATO.

Gjenerali Veliçkovski e theksoi rëndësinë e çdo lloji të mbështetjes, veçanërisht nga partnerët nga NATO-ja-Karta e Adriatikut (AZ) me të cilët bashkërisht ka filluar nisma për hyrje në NATO, në këtë rast duke theksuar pritjet për bashkëngjitjen e fundit të Maqedonisë ndaj vendeve partnere si anëtare e plotfuqishme në Aleancë. Delegacioni ushtarak e vizitoi komandën e forcave detare në Durrës, ku krahas takimit me komandantin, gjeneralmajorin Jiber Dogani ishte njoftuar edhe me misionin, detyrat dhe kapacitetet e forcave detare të FA të Shqipërisë.

Ditën paraprake delegacioni i ARM-së realizoi takim në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, ku realizoi takim me kryerësin e detyrës ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri Atina Niçovska.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat