Gruevski kërkon ndryshimin e Gjykatësit dhe për përjashtimin e kryetarëve të Apelit dhe Penales

Maqedonia

Gruevski kërkon ndryshimin e Gjykatësit dhe për përjashtimin e kryetarëve të Apelit dhe Penales

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:35
Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Dhuna në Qendër”

Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Dhuna në Qendër” kërkuan ndërrimin e gjykatësit Dushan Josifov dhe zëvendësve të gjykatave të Apelit dhe Penales.

Fatime Fetai i tha gjykatës se kerkesa për përjashtimin e kryetarit të Penales dhe zëvendësit të tij nuk është e drejtë se nuk ka një mundësi të tillë ligjore. Askush nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë nëse kryetari nuk është gjykatës i lëndës. Sa i përket Apelit, po ashtu nuk është i lejuar përjashtimi pasi kjo lëndë nuk është në Apel dhe ata nuk kanë lidhje. Për këtë shkak u dha pauzë gjysmëorëshe që të merret vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat