Tetë raste të reja me HIV/SIDA në Maqedoni

Maqedonia

Tetë raste të reja me HIV/SIDA në Maqedoni

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:51
Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njofton se gjatë muajit mars janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/SIDA. Të gjithë këto raste janë të gjinisë mashkullore, të moshave 20-29, 30-39 dhe 40-49, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas vendit të banimit, këta persona janë nga Shkupi, Negotina, Prilepi dhe Dellçeva. Të gjithë këta persona janë pjesë e MSM popullsisë (meshkuj seks me meshkuj).

Përfshi rastet më të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV/SIDA në Maqedoni, në periudhën 1987-2018, është 370. Nga ky numër, 186 janë të prekur nga SIDA, ndërsa 184 nga HIV. 84 prej tyre deri tani kanë vdekur, kurse 286 janë me HIV/SIDA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat