Angjushev: Vërejtjet në Raportin e KE mbi Ekonominë, janë reale

Maqedonia

Angjushev: Vërejtjet në Raportin e KE mbi Ekonominë, janë reale

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:01
Koço Angjushev

Vërejtjet në raportin e Komisionit Evropian pasqyrojnë gjendjen reale për ekonominë e vendit. Numri dy i Qeverisë Koço Angjushev pranon se ka një ekonomi gri, që është e pranishme në të gjitha sferat e shoqërisë por premton se Qeveria do të punojë për të zhdukur ekonominë joformale, si dhe për masa më të mira për të rinjtë.

“Duke filluar nga produktet bujqësore, mënyra se si ato janë blerë, dhe si shiten në tregun me shumicë, si shpërndahen në tregjet, e gjithë kjo është jashtë sistemit financiar të Maqedonisë dhe ne duhet ta luftojmë atë dhe ne do te formojmë aktivitete te caktuara, d.m.th aktivizimin e Agrobursës, megjithëse ideja është e vjetër, në fund u shndërrua në ruajtjen e dy hambarëve në Prilep. Dhe jo vetëm kaq, kështu ka edhe në tekstil”, tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.

Angjushev pret që me masat ekonomike të tejkalohen të gjitha vërejtjet e Brukselit për ekonominë. Ai tha se ekonominë me projektet e tyre duhet ta lëvizin të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat