Dëmtohet vetura e kryetarit Petre Shilegov

Maqedonia

Dëmtohet vetura e kryetarit Petre Shilegov

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:08

Vetura e Kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov por edhe vetura e gruas së tij janë dëmtuar mbrëm nga një person i panjohur mëson Fokus, transmeton Zhurnal. Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja e kryetarit Shilegov.

Sipas informatave zyrtare të MPB-së, mbrëm në periudhë prej orës 17:00 deri 22:00 në rrugën “Helsinki” në Shkup, në parkingun para ndërtesës, nga ana e një personi të panjohur, janë dëmtuar veturat “Audi Q-5” me targa të Shkupit dhe vetura “Audi A5”, gjithashtu me targa të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat