Baily: SHBA do të mbështes edhe më tej Maqedoninë në procesin reformues

Maqedonia

Baily: SHBA do të mbështes edhe më tej Maqedoninë në procesin reformues

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:48
Jess Baily

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka uruar Maqedoninë për marrjen e rekomandimit pa kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Panairin për Arsim të Universiteteve të SHBA-së, Baily tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Maqedoninë në procesin e realizimit të reformave.

“Ju uroj për marrjen e rekomandimit të pastër për fillimin e bisedimeve. Së bashku me Bashkimin Evropian vazhdojmë të bashkëpunojmë bashkërisht në zbatimin e reformave, posaçërisht në sferën e drejtësisë, mediat dhe administratën publike. Pra po punojmë bashkërisht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, deklaroi Baily.

Ai kujtoi edhe deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Kuvend, se kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë shkak është e nevojshme që të gjitha palët të jenë të bashkuar dhe të fokusuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat