Tevdovski dhe Bogov në Uashington

Maqedonia

Tevdovski dhe Bogov në Uashington

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:23
Tevdovski dhe Bogov

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov, prej sot marrin pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.

Gjatë vizitës është paraparë që delegacioni të takohet me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Qendrore të Evropës dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Fokusi i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi aktual dhe i ardhshëm i Maqedonisë me të dy institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat