Fillon procesi gjyqësor për vrasjen në Reçicë

Maqedonia

Fillon procesi gjyqësor për vrasjen në Reçicë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:20
ilustrim

Sot ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës për incidentin e përgjakshëm ku një person mbeti I vrarë mbrëmjen e 5 prillit në Reçicë të vogël.Nën masa të rrepta sigurie, të dyshuarit për involvim në përleshjen e armatosur janë sjellë në Gjykatë ndërsa I tërë procesi I sotëm ka zgjatur rreth dy orë.Më pas ata janë dërguar sërish në paraburgim.

Më 7 prill, Prokuroria Publike i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë, 12 të dyshuarve për përleshjen e armatosur në Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së BDI-së. “Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj është iniciuar padi penale ndaj: N.M, H.M, F.M, I.M, M.M, S.R, H.K, B.R, R.D dhe L.B (shtetas i Shqipërisë) dhe D.F. Në të njëjtën kohë ndaj personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë kryer vepër penale përpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese” thuhet në padinë penale të prokurorisë publike.

Sipas elaborimit të policisë, personat e lartpërmendur, të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre, kanë arritur në Tetovë ku janë takuar në vendin kritik. Të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera. Një konflikt fillimisht verbal, më vonë ka kaluar në zënkë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit, nga të cilat më rëndë është lënduar Naip Rexhepi.

Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Padia konsiston në veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë” kurse për disa prej tyre edhe “armëmbajtje pa leje”. Në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja plumbash, 3 koka të plumbave, gjurmë gjaku dhe një plumb i pa shkrepur.Siç flitet jozyrtarisht, të dy grupet kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për udhëheqjen e degës së BDI-së në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat