Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. (Ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë në kalimet kufitare).
Në aksin rrugor Makazi-Markova Noga për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 150 metrave.