Maqedoni, ulje e madhe e numrit të fëmijëve të vaksinuar

Maqedonia

Maqedoni, ulje e madhe e numrit të fëmijëve të vaksinuar

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Shënon ulje drastike numri i fëmijëve të vaksinuar në Maqedoni. Ndër qytetet në të cilat është vërejtur më së shumti kjo dukuri janë Kumanova, Prilepi dhe Manastiri.

Në javën botërore të imunizimit, autoritetet shëndetësore si dhe mjekët apeluan deri te prindërit të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre që ta bëjnë një gjë të tillë, duke siguruar se vaksinat janë të sigurta dhe pa efekte anësore. Furnizimi i vaksinave bëhet nga Franca, Belgjika dhe Bullgaria.

Ndërkohë nga fillimi i vitit të ardhshëm kalendarit të vaksinimit do t’i shtohen dy vaksina të reja.

Njëra kundër “rotavirusit” i cili shkakton forma të rënda të dijaresë posaçërisht tek fëmijët e moshës dy vjeçare dhe tjetra kundër “streptokokës” e cila shkakton infeksione të rënda të mushkërive të bardha dhe trurit. Këta dy vaksina do të jenë zëvendësim i vaksinave të vjetra të cilat poashtu janë pjesë e kalendarit.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se do të formohet Komitet për imunizim i cili do të jetë trup nacional koordinativ dhe i cili do të ndjek procesin e tërësishëm të imunizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat