Venko Filipçe paralajmëron vaksina të reja në Maqedoni

Maqedonia

Venko Filipçe paralajmëron vaksina të reja në Maqedoni

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:36
Venko Filipçe

“Prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë vit është modernizim i plotë i kalendarit për imunizim me futjen në përdorimin të vaksinave të reja që mbrojnë nga streptokoka dhe nga viruset rota, që janë shkase për sëmundje të rënda të ndjekura me komplikime, më së shpeshti tek fëmijët deri në moshën 5 vjeçare”.

Kështu theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se kalendari i ri është i përputhur plotësisht me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në sferën e imunizimit.

“Ministria e Shëndetësisë po punon që ta ndyshojë imazhin e vendit tonë në lidhje me vaksinimin. Të aktizivojnë fushata që ta ngrisim vetëdijen e qytetarëve dhe punëtorëve të shëndetësisë për përfitimet nga vaksinimi. Më tutje të fusim vaksina të reja në kalendar dhe vaksinat e vjetra t’i zëvendësojmë me të reja”, tha Filipçe.

Ai shtoi se fushatat kundër vaksinave bazohen në shkencë të rrejshme, në studime për të cilat është dëshmuar se nuk janë të vërteta.

“Kemi detyrim të vaksinohemi dhe t’i vaksinojmë fëmijët tanë. Vaksina është investimi më i mirë që mund ta bëjë njeriu për shëndetin e tij”, tha Venko Filipçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat