Standardi evropian është i paarritshëm për punëtorin e Maqedonisë

Maqedonia

Standardi evropian është i paarritshëm për punëtorin e Maqedonisë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Rroga mesatare evropiane për punëtorët e Maqedonisë mund të mbetet vetëm ëndërr, pëderisa nuk bëhen reforma serioze. Ekspertët ekonomik të cilët për dy vite kanë punuar në hetime, ndërsa janë pjesë e projektit të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (ASHAM), thonë se duhet më shumë konkurrencë në prodhimet vendore, rritje të eksportit të produkteve me vlerë më të madhe, si dhe reforma në administratë.

Analizat kanë treguar se edhe pse investimet e huaja në zona, për një afat të shkurtë kanë shkaktuar një sërë eksportesh, megjithatë kompanitë vendore janë lëndë në plan të dytë.

Kryetari ASHAM, Taki Fiti, këshilloi që ministrat e Maqedonisë ta lexojnë librin “Rruga drejt tranzicionit”.

Megjithëse është e qartë se ekonomia maqedonase është e gatshme të merret me konkurrencën e tregjeve evropiane, infrastruktura, personeli dhe ekonomia gri mbeten problemet kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat