Paditet polici që tregtonte drogë

Maqedonia

Paditet polici që tregtonte drogë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:57
Ilustrim

Njësia për Trafikim të Paligjshëm të Drogave Narkotike dhe Armëve në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup në Prokurori paraqiti akuzë penale kundër J.J. (40) nga Shkupi, një nëpunës policie, për vepër të kryer penale “prodhimin e paautorizuar dhe hedhjen në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkup  të dyshuarit i është caktuar masa paraburgim prej 30 ditësh. Sektori i Punëve të Brendshme ngriti procedurë disiplinore dhe J.J. do të shkarkohet nga vendi i punës pas përfundimit të procedurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat