Raporti i Stejt departamentit: Pushteti paraprak ka pasur mbikëqyrje të vazhdueshme ndaj mediave

Maqedonia

Raporti i Stejt departamentit: Pushteti paraprak ka pasur mbikëqyrje të vazhdueshme ndaj mediave

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:01
Ilustrim

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë parashikon liri të shprehjes, duke përfshirë edhe për gazetarët, por presioni i Qeverisë ndaj mediave, mosdënimi i kryerësve të dhunës ndaj gazetarëve dhe anëtarëve tjerë të mediave dhe të tregut medial vazhdon të jetë problem, theksohet në Raportin për Republikën e Maqedonisë nga Stejt departamenti për respektimin e të drejtave të njeriut.

Në pjesën e lirisë së mediave, raporti i Stejt departamentit përfundon se edhe pse reklamimi qeveritar është ndërprerë në vitin 2015, ekzistojnë raporte se qeveria parprake është përpjekur ta pengojë kritikën e mediave para formimit të Qeverisë së re në maj.

“Me 22 gusht qeveria i ka ndërprerë të gjitha reklamat të cilat janë paguar nga qeveria në mediat komerciale, duke përfshirë televizionet, radiot, bilbordet, internet portalet, mediat e shtypit me përjashtim të rrjeteve sociale. Kjo politikë u bë e patjetërsueshme për të gjithë agjencionet shtetërore dhe është inkurajuar edhe për autoritetet lokale”, thuhet në raport.

Mediat dhe njoftimet vazhdojnë të ndahen në linja politike.

“Ka raporte të besueshme se gazetarët përballen me opstruksione tjera deri sa përpiqen ta njoftojnë opinionin për ngjarjet. Për shembull, 21 gazetarë janë ndaluar të raportojnë, ndërsa gjashtë gazetarë janë rrahur duke raportuar për protestat që më vonë rezultuan me sulmin e Kuvendit me 27 prill”, thuhet në raport.

Raporti i departamentit thekson se ka raporte se qeveria paraprake ka kryer presion ndaj gazetarëve që ka rezultuar me cenzurë autoriale.

“Gazetarët njoftuan për përzierje më të madhe politike kur i kanë përfshirë temat e pushtetit parapak. Mediat private konfirmuan se vazhdimisht kanë marrë thirrje nga autoritetet e niveleve më të larta të pushtetit të cilët kanë treguar se çfarë dhe si të raportojnë në lidhje me çështjet politike”, thuhet në raport.

Një pjesë e kryeredaktorëve të mediave kanë shprehur shqetësim se dënimet e larta do të promovojnë cenzurë. Gjithashtu ka konfirmime se pushteti paraprak e ka shfrytëzuar statusin si mjet për qëlimet e kundërshtarëve politik.

Sipas SHGM-së, nga 29 nëntori ka pasur rreth 39 raste të shpifjes që lidhen me gazetarët, redaktorët dhe / ose menaxherët e mediave ose pronarët që po presin në gjykatë. Qeveria nuk kufizon ose pengon aksesin në Internet ose censuron përmbajtjen në internet.. Nuk ka raporte oficjale se qeveria i ndjek komunikimet private online pa urdhër përkatës, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat