Politika jashtë gjyqësorit

Maqedonia

Politika jashtë gjyqësorit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Maqedonia ka ndërmarrë hapa vendimtar për reformimin e sistemit të gjyqësorit dhe pavarësinë e tij. Kështu thuhet në Raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, ku mes tjerash theksohet se krijimi i Strategjisë për reforma në gjyqësor, i miratuar vitin e kaluar, paraqet pikën më të rëndësishëm të progresit në sferën e drejtësisë, përmbajtja e të cilit lidhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias, shkruan gazeta KOHA. Po ashtu, në këtë Raport, kur flasim për çështjen e gjyqësorit, Komisioni Evropian ka nënvizuar se gjatë vitit të kaluar është regjistruar përmirësim i punës së Gjykatave, posaçërisht në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.

“Në përgjithësi, përpjekjet e vazhdueshme janë të nevojshme për zbatimin e plotë të strategjisë dhe adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura në mënyrë që gjyqësori të funksionojë pa ndikim të jashtëm apo të brendshëm. Zbatimi i reformave të planifikuara do të marrë kohë dhe do të kërkojë një ndryshim të sjelljeve. Një zgjidhje e qëndrueshme duhet të miratohet me qëllim sigurimin e llogaridhënies ligjore për veprat penale që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve. Vendi ka përmbushur rekomandimet e vitit 2016 për Prokurorin Speciale, reformën në sistemin e disiplinës dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe strategjinë e reformës së drejtësisë”, thuhet në raportin e progresit për Maqedoninë, të publikuar së fundmit nga Komisioni Evropian.

Përveç vlerësimeve pozitive që Komisioni Evropian ia ka adresuar Maqedonisë, në Raport njëherësh qëndrojnë edhe rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare që vendi duhet t’i përmbushe në periudhën që vijon. Të miratohen dhe zbatohen masat e përfshira në Strategjinë e reformës në gjyqësore, gjegjësisht siç thonë nga Komisioni Evropian, reformat duhet t’u përfshinë sistemet e emërimit dhe promovimit në gjyqësor dhe të mbrojë gjyqësorin nga ndërhyrjet politike. utje, nga atje rekomandojnë se Maqedonia, gjatë vitit të ardhshëm nevojitet të miratoj dhe zbatoj reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik, duke siguruar që ata të përmbushin rolet e tyre përkatëse në mbrojtjen e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Grupi i Ekspertë gjatë vitit 2017 ka shënuar kritika të forta për punën e Këshillit Gjyqësor. Rekomandim i grupit është rishikimi i rolit dhe llogaridhënies së Këshillit Gjyqësor, që mbulonte përbërjen e tij, futjen e një mandati jo të rinovueshme dhe nëse ajo duhet të mbetet një organ me kohë të plotë. Ndryshimet në këtë drejtim që do të zbatohen në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, janë të përfshira në Strategjinë e reformës gjyqësore. Këshilli i Prokurorëve Publik mbetet i pafinancuar dhe me mungesë të kuadrit, dhe ka mungesë të IT mbështetjes dhe faqes së internetit. Kryeprokurori ushtron një rol hierarkik mbi sistemin prokurorial dhe kompetencat e tij minojnë pavarësinë e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Roli dhe procedura e emërimit të Kryeprokurorit në kohën e duhur duhet të rishikohet për t’i sjellë ato në përputhje me standardet evropiane. Me rëndësi është që të dy këshillat nuk presin që rezultatet e reformave legjislative të adresojnë kritikat dhe të tregojnë pavarësinë dhe njëkohësisht një qasje proaktive për të përmirësuar performancën e tyre”, thuhet në KE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat