Dita e Planetit Tokë: “Eko-Patrulla” do të pastrojë Parkun e Qytetit të Shkupit

Maqedonia

Dita e Planetit Tokë: “Eko-Patrulla” do të pastrojë Parkun e Qytetit të Shkupit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:48
Ilustrim

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në bashkëpunim me Organizatën Rinore Ekologjike “GoGreen” do të organizojnë akcionin “Eko-Patrulla” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Planetit Tokë. Akcioni do të zhvillohet të dielen (22 Prill) me fillim në orën 11:00 në Parkun e Qytetit.

Qëllimi i këtij akcioni është studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik bashkarisht me anëtarët e Organizatës Ekologjike “GoGreen” të mbledhin mbeturinat e hedhura në vende jo të duhura në Parkun e Qytetit. “Eko Patrulla” do të ketë për qëllim edhe të edukojë dhe tërheq vëmendjen e qytetarëve të cilët hedhin mbeturina në Parkun e Qytetit në vende jo të duhura dhe t’i motivojë ata të kyqen në këtë akcion.

Gjithsej 60 të rinj do të marrin pjesë në këtë akcion në Parkun e Qytetit. Të rinjtë duan të dërgojnë porosinë se mbeturinat e kanë vendin e tyre dhe të njejtat nuk duhet të ndodhen në pjesët e gjelbërta të parkut, në shtigjet apo pranë bregut të lumit Vardar.

Akcioni është pjesë e rrjetit global për Ditën e Planetit Tokë i cili mbahet me 22 Prill gjithandej nëpër botë nën moton “Ti japim fund mbeturinave të plastikës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat