MPB shton kontrollet në trafik: Mbrëmë 232 shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit

Maqedonia

MPB shton kontrollet në trafik: Mbrëmë 232 shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazdhuar me kontrolle të shtuara në trafik në rajonin e SPB Shkup, me qëllim që siç thonë, të rrisin vetëdijen për reskeptim të rregullave në komunikacion nga gjithë pjesëmarrësit.

“Gjatë natës së kaluar gjegjësisht prej periudhës 23:00 deri 05:00, janë bërë kontrolle tek 1.101 vozitës. Tek 232 shoferë është konstatuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa 202 të tjerë kanë shkelur rregullat e komunikacionit”, thonë nga MPB.

MPB më herët njoftoi opinionin se gjatë periudhës së ardhshme do të shtojë kontrollet në kryeqytet, ku kanë zbuluar një numër të madh të shkelësve të rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat