Ministri Ademi për vizitë në SHBA

Maqedonia

Ministri Ademi për vizitë në SHBA

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:04
Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi

Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi prej  sot e deri më 27 prill, të premten, do të realizojë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, ministri Ademi do të vizitojë Nju-Jorkun dhe Uashingtonin, ku do të takohet me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, Kongresit të SHBA-së dhe me përfaqësuesit ? diasporës nga Republika e Maqedonisë. Sipas axhendës, ministri Ademi në Nju-Jork do të mbajë ligjeratë në Universitetin Kolumbia me temë: “Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe procesi i integrimit – A ka rol për Diasporën?”.

Në Uashington, ministri Ademi do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të SHBA-së,  Ashvud Efern, koordinator i programeve të diasporës në Zyrën e Sekretarit të Shtetit dhe Suzan Fallatko, drejtore e zyrës së Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe një grup kongresmenësh në Kongresin e SHBA-së, lobistë për Maqedoninë. Fokusi i takimeve me përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore të SHBA-së dhe me diasporën do të jetë diskutimi në dinamizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik në marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi qasjen e re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë drejt proceseve të integrimit euro-atlantik dhe momentit të ri në këto procese. Në takime me mërgimtarët, ministri Ademi do ta  transmetojë qasjen e re me diasporën dhe lidhjen e tyre institucionale me vendin amë, si dhe shkëmbimin e përvojave lidhur me investimet e huaja dhe forcimin e segmentit ekonomik për lidhje me Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat