Gjinekologët amë, nuk plotësojnë librezat e shtatzënave

Maqedonia

Gjinekologët amë, nuk plotësojnë librezat e shtatzënave

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Gjinekologët amë nuk plotësojnë librezat e shtatzënave në të cilat  shkruhet ecuria e tërë procesit të shtatzanisë së grave. Në shumicën e rasteve ndodh që në këta libreza nuk figuron as informacioni mbi grupin e gjakut të shtatzënave, gjë e cila mund të shkaktojë komplikime serioze në shëndetit e gruas, në rast se ka problem përpara lindjes. Disa nga shtatzënat që anketuam nuk posedojnë fare librezë shtatzënie.

“Librezë shtatzënie ende nuk kam. Përse nuk kam se di as vetë.  Kam kërkuar më kanë thënë se për momentin nuk kanë. Unë jam tanimë në muajin e nëntë të shtatzënisë, për ndryshe të gjitha kontrollet I kam kryer dhe kam dokumente për ato, por librezë shtatzënie jo”

Mjekët nga Klinika e Gjinekologjisë në Çair thonë se e kanë shumë të vështirë kur pranojnë pacientë për lindje të cilët nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në librezë.

Për fat të keq shpesh ndodh  që pacientët të na vijnë me librezë të pa plotësuar . Ata libreza përmbajnë të dhëna si grupi i gjakut, të dhëna nga të gjitha kontrollet e shtatzënisë, ne shpesh përballemi më shumë me problemin kur pacientja na vjen pa grupin e gjakut, ne ia bëjmë atë përpara lindjes. Poashtu problem kemi edhe kur në librezë nuk është e shkruar termini I saktë I ultra zërit kur do të ishte lindja – tha Ana Maria Spisiq Pushevska, Gjinekologe Specialiste dhe akushere.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce nuk tregon nëse do të sanksionojnë gjinekologët të cilët nuk plotësojnë të dhënat nga shtatzënia.

Sistemin për mjekët amë duam ta bëjmë elektronik. Do të thotë ato të jenë karta elektronike dhe ato të dhëna të jenë të publikuara në të gjitha institucionet shëndetësore – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Mungesa e numrit të mjaftueshëm të gjinekologëve, ka bërë që një gjinekolog të ketë mbi 5 mijë paciente të regjistruara gjë që shkakton probleme rreth plotësimit të librezave për shtatzënat. Sipas gjinekologëve, numri i madh i pacienteve tek një gjinekolog dhe mungesa e informacioneve në librezë mund të konsiderohet si një nga arsyet që shpien deri në numrin e madh të vdekshmërisë së foshnjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat