Van Rompuy: Pa anëtarësim në BE, mund të ketë luftë qytetare në territorin e ish-Jugosllavisë

Maqedonia

Van Rompuy: Pa anëtarësim në BE, mund të ketë luftë qytetare në territorin e ish-Jugosllavisë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:56
Van Rompuy

Ish-kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, paralajmëron se mund të ketë shqetësime në rajonin e ish-Jugosllavisë, përderisa shtetet nuk integrohen në Bashkimin Evropian.

Rompuy, i cili ka qenë kryeministër i Belgjikës dhe paraardhës i Donald Tusk në Këshillin e Evropës, në një intervistë për mediat franceze ka folur për rezistencën e vendeve perëndimore ndaj zgjerimit dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Bashkimi Evropian është projekt i paqes dhe përderisa vendet e ish-Jugosllavisë nuk bëhen pjesë e familjes evropiane, atëherë lufta qytetare mund sërish të përfshijë ato vende”, ka thënë Van Rompuy.

Përndryshe, vendet si Maqedonia dhe Shqipëria në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve, u është rekomanduar që të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat