Dojrani duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro për lëshime në projektin e filtrimit të ujit

Maqedonia

Dojrani duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro për lëshime në projektin e filtrimit të ujit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:27
Ilustrim

Dojrani do të duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro, pasi Komisioni Evropian ka konstatuar shkelje në kushtet për përzgjedhjen e firmës për rikonstruimin e stacionit të filtrimit të ujit, që ka qenë për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.

Bëhet fjalë për një pjesë të projekteve për mbrojtje të Liqenit të Dojranit të vitit 2014, me vlerë prej 309 mijë eurove. Por komuna në vend që të zgjedh ofertuesin më të lirë për rikonstruimin e stacionit të filtrimit, kanë zgjedhur atë më të shtrenjtin.

Kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, thotë se për këtë problem ka qenë në dijeni edhe paraardhësi i tij, Borçe Stamov, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zgjidhur të njëjtin.

Ndërsa nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informojnë se po punojnë për zgjidhjen e problemit. Ndërsa për këtë çështje janë informuar edhe Ministria e Financave dhe kryeministri Zoran Zaev dhe pritet që në njërën nga seancat qeveritare të diskutohet edhe kjo çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat