Policia Financiare dhe DAP me aksione të shtuara në Shkup dhe Kumanovë

Maqedonia

Policia Financiare dhe DAP me aksione të shtuara në Shkup dhe Kumanovë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 21:14
Ilustrim

Mbrëmë Drejtoria e Policisë Financiare dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike në një aksion të koordinuar kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike në Shkup dhe Kumanov.

Në një numër të madh të objekteve të kontrolluara janë vërtetuar parregullsi. Dy institucionet kanë kryer kontrollet në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.

Nga 9 objekte të kontrolluara, nga DAP kanë vërtetuar parregullsi në gjashtë objekte, ndërsa nga ana e Policisë Financiare janë konfiskuar tre kompjuterë.

Sipas njoftimeve, DAP dhe Policia Financiare edhe gjatë periudhës së ardhshme do të kryejnë kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat