Taravari nga Viena: Aleanca e vetmja parti me dinjitet

Maqedonia

Taravari nga Viena: Aleanca e vetmja parti me dinjitet

Më: 22 prill 2018 Në ora: 21:22
Arben Taravari

Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën, si dhe ekipin e tij në këto çaste po zhvillojn një debat me bashkëatdhetarët tanë në Vien të Austrisë.

Në këtë takim i pranishëm është edhe  Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit edhe sekretar gjeneral i ASH-së, dr. Arben Taravari, i cili në një fjalim rasti para të pranishmëve theksoi se Aleanca është parti e parë shqiptare në historin e Maqedonisë që ka dalë me vullnetin e vet nga Qeveria, shkruan Fol.

“Jemi parti e parë shqiptare në historinë e Maqedonisë që vet, me vullnetin tonë  kemi dal nga Qeveria, vet kemi thënë që s’do jemi më pjesë e Qeverisë të nëpërkëmbur, sepse ne kemi dinjitet. Edhe në opozitë vazhdimisht kemi obstrukcione të ndryshme, por jemi dinjitoz, jemi faqebardhë dhe shumë krenar dalim para çdo kujt, raportojm, bashkëbisedojm dhe do të vazhdojmë kështu. Shumë shpejt do ta rrënojm edhe BDI-në me zgjedhje, do ti fitojm me vota, e për këtë na duhet përkrahja e të gjithë shqiptarëve” – u shpreh Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat