DioGuardi: Kemi kthyer vëmendjen e Amerikës për shqiptarët në Maqedoni

Maqedonia

DioGuardi: Kemi kthyer vëmendjen e Amerikës për shqiptarët në Maqedoni

Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:13
Joe DioGuardi

Pas seancës dëgjimore në Kongresin Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ish-kongresisti Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane theksoi ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA rëndësinë e këtij diskutimi dhe zhvendosjen e vëmendjes nga Bosnja në veçanti, në çështjen shqiptare, veçanërisht të asaj në Maqedoni.

“Në të tilla raste, është me shumë rëndësi që Kongresi të informohet. Informacioni është shumë i rëndësishëm. Shirley ishte e vetmja që solli në vëmendje që Marrëveshja e Dejtonit që nuk lejoi që shqiptarët të ishin pjesë e tryezës së bisedimeve. Kjo sepse Millosheviçi ia vendosi si kusht negociatorit Riçard Hollbruk. Pra, në të tilla raste, siç ishte edhe ky rast i kësaj seance dëgjimore që u mbajt për Bosnjen, duhet të shfrytëzosh rastin. Dhe unë në fakt këtë bëra. Kur dëgjova se do të mbahet kjo seancë i telefonova drejtuesit të saj, kryetarit të Nënkomitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistit Dana Rohrabacher që pjesë e diskutimeve të ishte edhe Kosova dhe Maqedonia”, u shpreh për INA,, Joe DioGuardi.

Para ligjvënësve foli ekspertja për Ballkanin dhe përfaqësuesja e LQSHA, Shirley Cloys DioGuardi, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në detyrë, Metju Palmer dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan, ndërsa të pranishëm ishin edhe veprimtarët e dalluar të çështjes shqiptare si Skender Mamuti, Nazim Alimi, Ramazan Ajdini, Destan Aliu dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat