Nikovski: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual

Maqedonia

Nikovski: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:46

Deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk arrihet marrëveshje për emrin, për analistët është sinjal se ky i fundit po përgatit qytetarët për mos anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e radhës. Sipas ish ambasadorit, Risto Nikovski, kryeministri pranoi se optimizmi i deritanishëm ishte joreal dhe se tani procesi ka ngecur në pikat më problematike.

Absolutisht ai paralajmëron, faktikisht pranon se negociatat kanë ngecur dhe se është e pamundur zgjidhja. Mendoj se kjo është esenca e deklaratës së tij. Edhe më parë kishte konstatime të ngjashme, por këtë herë kjo është më e fuqishme, më reale. Të gjithë që e ndjekim problemin dhe negociatat jemi dëshmitarë se kanë ngecur dhe se tani është në pyetje se si të dilet nga premtimet, nga ajo eufori joreale që ishte vendosur në Maqedoni – deklaroi Risto Nikovski, Ish ambasador.

Javën e ardhshme në Vjenë do të mbahet raundi i radhës i negociatave mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocijas dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat