Jankullovka është gjendur në mes të incidentit të armatosur në Jegunovc në vitin 2011, tha shefi i sigurimit të saj

Maqedonia

Jankullovka është gjendur në mes të incidentit të armatosur në Jegunovc në vitin 2011, tha shefi i sigurimit të saj

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:26
Gordana Jankullovska

Viktor Belevski, i cili në vitin 2006 ka qenë shef i sigurimit të ministres së atëhershme, Gordana Jankullovska, sot dëshmoi në seancë për rastin “Tank”. Ai tha se vetura që është vozitur Gruevski, por edhe personat tjerë VIP dhe delegacionet e huaja shumë shpesh është prishur, transmeton Portalb.“Kemi pasur debat verbal me ish-ministren Jankullovska për atë veturë, për shkak se unë kam kërkuar të tërhiqet nga përdorimi sepse shpesh është prishur, por ajo nuk më lejoi dhe më tha çfarë kemi me atë do të vozitemi”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se edhe veturat tjera që i kanë poseduar kanë qenë të shkatërruara, ndërsa për riparim është dashur shumë kohë, për shkak furnizimit të pjesëve të saj.

“Për atë kemi kërkuar të tërhiqen, sepse kanë qenë të pasigurta. Në vitin 2011 kemi qenë me ministren në takim me qytetarët të Jagunovcë. Atje ndodhi incident ku ka pasur ndeshje të armatosur mes bandës kriminele të MPB-së, ndërsa ne u gjendem në mes të zjarrit. E kam pasur patjetër të intervenoj, për shkak se nuk kam pasur veturë të blinduar, ministren e kemi dërguar në një objekt, kam urdhëruar që sa më shpejt të sigurohet veturë dhe të vijnë. Kjo zgjati rreth një orë”, tha dëshmitari Belevski.

Ndryshe, asti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në një nga seancat e kaluara u vendos që ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në këtë rast do të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat