Sindikalistët në Maqedoni rikthejnë protestat më 1 maj

Maqedonia

Sindikalistët në Maqedoni rikthejnë protestat më 1 maj

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:48
Sindikalistët në Maqedoni

“Rrugët janë të ndryshme, qëllimi mbetet i njëjtë”, është motoja e protestës së sindikalistëve, që këtë vit përkon edhe me 110 vjetorin e organizimit sindikal në Maqedoni.

Në protestë do të kërkohet përmirësimi i Ligjit për marrëdhënie pune, vende pune të sigurta, ndalimin e punës ilegale, marrëveshje më e mirë kolektive për sektorin privat dhe publik, regres për pushimin vjetor për të gjithë punëtorët, ndërprerje të mobingut, diskriminimit dhe të rritjes së kufirit të moshës së pensionit. 
 
“Kthehemi në rrugët tradicionale. Vendimi është miratuar njëzëri nga organet dhe trupat më të lartë. Të gjithë kryetarët dhe këshilltarët e kemi miratuar vendimin që më 1 maj të marshohet dhe të deklarohen kërkesat e punëtorëve, të dëgjojnë deputetët të cilët i bartin këto ligje, të dëgjojnë ministrat dhe kryeministrin”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
 
Kërkesat e sindikalistëve janë dorëzuar deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe në Qeveri. Më 1 maj, protestë në Shkup ka paralajmëruar edhe partia “E majta”. Ata u bëjnë thirrje punëtorëve, të papunësuarve, atyre që punojnë me honorare, punonjësve të ndërmarrjeve të falimentuarve, studentëve dhe të varfërve që t’u bashkëngjiten.
 
Nga “E majta” do të protestojnë jo vetëm për të kërkuar  respektimin e të drejtave të arritura deri tani, por të kërkohen të drejta shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat