Gruevski: Të gjitha dëshmitë, në favorin tonë

Maqedonia

Gruevski: Të gjitha dëshmitë, në favorin tonë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:41
Dejan Mitrevski-

Urko nuk është paraqitur në gjykatë që të dëshmojë me kërkesë të ish shefit të tij, Nikolla Gruevski. Urko si shef i sigurimit të Gruevskit, ishte vënë në listën e dëshmitarëve që e prezantuan të akuzuarit për blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi 600 mijë euro. Pasi Gjykata konfirmoi se ish truproja e Gruevskit nuk është në gjykatë, kërkoi nga avokatët që t’i telefonojnë që të vijë në seancë, por pas pauzës, mbrojtja sqaroi se Urko nuk i përgjigjur telefonatës së tyre.

Ndryshe, derisa Nikolla Gruevski ishte kryeministër, nga posti i truprojës kryesor shkarkoi Dejan Mitrevskin, pa sqarim të saktë para opinionit. Megjithatë, në njërën prej bisedave të përgjuara që i publikoi LSDM-ja, Gruevski ankohej për sjelljen e Urkos lidhur me vrasjen e Markin Neshkovskit.

Në gjykatë sot pala mbrojtëse propozoi dhjetë pjesëtarë të Drejtorisë së gjashtë që kanë qenë pjesë e sigurimit të Gruevski ku tetë prej tyre dëshmuan ndërsa njëri ka qenë në udhëtim zyrtar. Që të gjithë u shprehën se automobilat e blinduar të cilat i ka pasur Qeveria kanë qenë të vjetra dhe të pasigurta.

Dëshmitarët që sot dëshmuan e që u propozuan nga ne, që të gjithë, rreth 40 apo më shumë, që të gjithë dëshmuan në favor të mbrojtjes dhe në favor tonin, ku akuzohemi në këtë lëndë të pazakontë e absurde – deklaroi Nikola Gruevski, ish-kryeministër.

Në rastin “Tanku”, gjykata e ndau procedurën për ish ministren e brendshme, Gordana Jankuloska për shkak të shtatzënisë së rrezikuar. Ndryshe, i akuzuar për furnizimin e Mercedesit është edhe ish ndihmës- ministri i furnizimeve publike në MPB, Gjoko Popovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat