Ndihma sociale në labirintin e dokumenteve

Maqedonia

Ndihma sociale në labirintin e dokumenteve

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Pengesat dhe telashet e qytetarëve të Maqedonisë për shfrytëzimin e sigurimit sociale në vend, vazhdojnë të mbesin të njëjta. Vështirësitë të cilët qytetarët i kanë pasur gjatë viteve të kaluar, gjatë procedurave për marrjen e kësaj ndihme tejet modeste, për të mos thënë mizore, zyra e Avokatit të Popullit, i ka regjistruar edhe në vitin 2017, shkruan gazeta KOHA. Në raporti i fundit kjo zyrë thekson se numri i këtyre ankesave ka shënuar rënie, mirëpo kualiteti i sigurimit social në Maqedoni ka mbetur i njëjti.

Përmbajtja e atyre parashtresave të cilat Avokati i Popullit i ka pranuar gjatë vitit 2017, e që lidhen me sigurimin social, më tepër kanë të bëjnë me zgjatjen e procedurave për kërkesat e tyre dhe mos vërtetimi i gjendjes faktike gjatë miratimit të vendimeve (posaçërisht në rastet e ndihmës sociale në të holla, ndihmës së vazhdueshme në të holla dhe të drejtën e ndihmës për person të tjera). Fajtor kryesor për këto vërejte të qytetarëve, siç thotë Ombudsmani, janë disa qendra ndërkomunale për sigurim social.

“Numri më i madh i ankesave të pranuar brenda vitit të kaluar direkt lidhet me mbrojtjen e të drejtës për ndihmë sociale në të holla, me çka qytetarët kanë njoftuar se këtë të drejtë nuk mundet ta gëzojnë përkundër faktit se gjenden në rrezik social dhe pa të ardhura tjera. Nga veprimet tona kemi konstatuar se qytetarëve ose nuk ju pranohen kërkesat e reja për realizim të një drejtë të caktuar nga qendra sociale apo ndaj të njëjtave miratohet vendim negativ, respektivisht si pasojë e refuzimit të dhënies së ndihmës sociale, qendrat për punë sociale i obligonë qytetarët për kthimin e mjeteve të pranuara paraprakisht. Këtë vendim ato e mbështesin në Ligjin për siguri sociale”, thotë Avokati i Popullit, në raportin e vitit 2017.

Në bazë të shqyrtimit të ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve, Avokati i Popullit, ka konstatuar se Ligjit për siguri sociale, përmban dispozita të cilët në vend se ta lehtësojnë qasjen deri te të drejtat për mbrojtje sociale, ato edhe më tepër e rëndojnë gjendjen e rëndë materiale të qytetarëve. Njëkohësisht me këto norma shtohet pakënaqësia për mos sigurimin e kësaj ndihme të garantuar me kushtetutë. Ombudsmani po ashtu ka konstatuar se kategoritë e rrezikuara të qytetarëve shpesh herë ballafaqohen me procedura të gjatë dhe jo efikase para organeve të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, përfshi në disa raste dhe vetë Gjykatën Administrative. Një pjesë bukur e mirë e qytetarëve, sipas Avokatit të Popullit, vazhdojnë të mos pranojnë ndihmë sociale, për shkak se duhet t’i kthejnë mjetet e pa bazuara.

Me qëllim rritjen e ndihmës dhe shtimin e sigurisë sociale, posaçërisht ndaj kategorive të rrezikshme, zyra e Avokatit të Popullit, në raportin e saj të fundit rekomandon që të bëhen ndryshimi të Ligjit për sigurim social në Maqedoni. Komunikimi më i lartë profesional dhe i vazhdueshëm mes organeve përgjegjëse për dhënien e ndihmës sociale dhe respektimi i afateve ligjore, zë vend në rekomandimet të cilat Ombudsmani ia adreson MPPS-së. Ndryshe, nga atje shtojnë se miratimi i vendimeve për dhënien e ndihmave të reja sociale (për ata qytetar që i përmbushin kushtet) nuk duhet të kushtëzohet me kthimin e mjeteve të pranuara paraprakisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat