Diplomatë të huaj të kryesuar nga Xhorxh Robertson sot në Shkup

Maqedonia

Diplomatë të huaj të kryesuar nga Xhorxh Robertson sot në Shkup

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:22
Lord Robertson

Një delegacion i lartë i diplomatëve të shquar, i kryesuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, sot do të qëndrojë në Shkup. Delegacioni do të pritet prej kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të tij janë edhe Rosen Plevneliev, ish-president i Republikës së Bullgarisë, Lordi Kristofer Geid, ish-sekretar privat i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, ambasador dhe anëtar i Këshillit Atlantik, Alen Le Roa, ambasador i Republikës së Francës, Gjenerali Berni Vajt Spaner ish-Komandant i forcave tokësore britanike, Zoran Çiçak, këshilltar i Punëve të Jashtme, Mark Lejti, ish-këshilltar special për komunikime i Sekretarit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i NATO-s, si edhe Sara Badenom si përfaqësuese e Dejmon Vilson, Zëvendëskryetari i Këshillit Atlantik të SHBA-së.

Sipas agjendës që e dërgoi Kabineti i Zaevit,  përpasdite është caktuar konferencë e përbashkët për shtyp, për të cilën do të mbahet edhe panel diskutim në të cilin do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Xhorxh Robertson, Rosen Plevneliev dhe Alen Le Roa. Në mbrëmje, ndërkaq në organizim të Kabinetit të Kryeministrit, për delegacionin e lartë do të organizohet pritje në të cilën nikoqir do të jetë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat