Zaev: Negociatat për antarësim në BE do t`i udhëheqin personat më të mirë të institucioneve

Maqedonia

Zaev: Negociatat për antarësim në BE do t`i udhëheqin personat më të mirë të institucioneve

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:21
Zoran Zaev

Kryeministri, Zoran Zaev, përmes seancës së Komisionit për çështje europiane thotë se pas vendimit për fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, menjëher do të fillon ta përgadisë strukturën e negociatave, transmeton Zhurnal. 

Zaev potencoi se kanë qenë të gëzuar për raportin, por njëkohësisht e kanë vazhduar dinamikën europiane. 
Kryeministri thotë se në Qeveri është përgaditur plani "18", ndërsa do të punohet me gjitha partitë politike. 

"Pas sjelljes së vendimeve për negociata në qershor, do t'i përgadisim edhe negociatorët. Me këtë hap, do të demostrojmë seriozitet. Këtu do të na nevoiten personat më të mirë të institucioneve. Duhet ta kemi parasysh se antarësimi në BE do t'i hap temat më të mëdha, si reformat në gjyqësi, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe të tjera. Një sistem të reformuar shtetëror do të na ndihmonte të arrimë deri te sistemet politike europiane", tha mes tjerash Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat