Përveç optimizmit, Shkupi e Athina nuk tregojnë çfarë presin nga takimet e ardhshme

Maqedonia

Përveç optimizmit, Shkupi e Athina nuk tregojnë çfarë presin nga takimet e ardhshme

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:54
Flamuri i Maqedonisë dhe Greqisë

Akoma nuk dihet nëse çështja e emrit mes Shkupit e Athinës do të merr epilog, edhe pse zgjidhja është parakusht për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Në prag të takimit të nesërm në Vjenë mes kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së, kryediplomati maqedonas, Nikolla Dimitrov në seancën parlamentare të Këshillit të Evropës tha se zgjidhja është e vështirë.

"Mendoj se kemi dritare të mundësive, nuk i di hapat e ardhshëm, por duhet të vazhdojmë, të japim gjithçka nga vetja, sa më pak politikë të brendshme dhe më shumë strategji aq më shumë mundësi për t’i zgjidhur problemet. Ka një shtresë paragjykimesh dhe enigmash, por askush nuk tha se do të jetë e lehtë. Na mbetet t’i kthejmë të gjithë gurët që t’i gjejmë mundësitë", tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Kryediplomati grek, Nikos Kocijas nga ana tjetër elaboron qëndrimin për erga omnes. Sipas Kocijasit, nëse emri i ri eventual nuk do të vlejë edhe për përdorim të brendshëm shumë dokumente, leje e diploma do të krijojnë problem kur të përdoren jashtë vendit.

"Nëse Kushtetuta e IRJM-së dërgohet jashtë në organizata ndërkombëtare, seminare, fakultete në gjuhën angleze, emri që përfshihet aty nuk do të ndryshohet, nuk do të jetë i riu, ai për përdorim ndërkombëtar, por do të jetë emri kushtetues i përkthyer. Pra nëse nuk ekziston erga omnes, përdorim për të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare, ndër-shtetërore dhe dypalëshe në organizatat ndërkombëtare, por edhe për përdorim të brendshmë në vend, këtë mundohem tia sqaroj IRJM-së, do të investojmë në zënka dhe mosmarrëveshje në shekullin e ardhshëm", u shpreh Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Të enjten dhe të premten në Shkup do të qëndrojë i pari i Athinës, Jorgos Kaminis i cili me homologun maqedonas, Petre Shilegov do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat