Revizori kryesorë i Maqedonisë Adem Curri, në vizitë dyditore në gjykatën evropiane të revizionit në Luksemburg

Maqedonia

Revizori kryesorë i Maqedonisë Adem Curri, në vizitë dyditore në gjykatën evropiane të revizionit në Luksemburg

Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:13
Taakim pune me drejtorin e drejtoratit të Kontrollës së kualitetit të revizionit

Revizori kryesorë realizoi takim pune me drejtorin e drejtoratit të Kontrollës së kualitetit të revizionit z.Geoffrey SIMPSON, shefin e kabinetit te bordit finlandez pran Gjykatës z. Turo HENTILA, udhëheqësin e kontrollës së kualitetit z. Jussi BRIGHT dhe udheheqësin e revizionit te grupës së tretë ku gjenden fondet IPA për Republikën e Maqedonisë z. Dennis WERNERUS.

Në takimin zyrtarë u prezentua përvoja e Gjykatës evropiane të revizionit në revidimin e fondeve evropiane, si dhe bashkepunimi me institucionet tjera të revizionit me qëllim të rritjes së ekonomicitetit, efikasitetit dhe efiqiences në shfrytëzimin e fondeve evropiane si në vendet antare te EU-së si dhe në vendet kandidate.

Gjatë vizitës zyrtare z. Adem Curri realizoi edhe intervistë zyrtare me z.Gaston MOONEN, redaktorin kryesorë të gazetës zyrtare të Gjykatës evropiane të revizionit pran Direktoratit të Presidencës, për të cilën u dha edhe deklaratë ekskluzive për revizionin e IPA fondeve.

Revizori kryesorë gjithashtu realizoi edhe takim ne nivelin më të lartë me z. Hannu TAKKULA – antarin finlandezë të bordit të Gjykatës evropiane të revizionit njëkohësisht dhe antarë i Grupës së tretë – Punë të jashtme nën cilën ingerencë është edhe revizioni i IPA fondeve.

Gjatë vizitës z. Curri ngriti edhe inicijativën për rritjen e bashkëpunimit direkt mes Trupit te revizionit dhe Gjykatës evropiane të revizionit, me qëllim të rritjes së shkëmbimit të përvojave në lëmin e qasjes së revizionit të fondeve evropiane, mundësinë e trajnimit të kuadritë të Trupit të revizionit në Gjykatën evropiane si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të revizionit me Gjykatën evropiane në revidimin e fondeve evropiane.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat