Ahmeti takohet me Serwer, nostalgji për kohët e vjetra

Maqedonia

Ahmeti takohet me Serwer, nostalgji për kohët e vjetra

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:10
Ali Ahmeti dhe Daniel Serwer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka takuar diplomatin amerikan Daniel Serwer gjate qëndrimit të tij në Shkup.

Mësohet se në takim është diskutuar rreth barazisë gjuhësore dhe përmbylljes së pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjidhjes së çështjes së gjuhës, integrimit EuroAtlantik si dhe kanë shkëmbyer pikëpamje për gjendjen në rajon.

Pas takimit, Ahmeti ka shkruar në Facebook:

“Profesori Daniel Serwer, diplomat i mëhershëm i State Department, ndërmjetës dhe njohës i shkëlqyer i Evropës Juglindore, raportues i rregullt në Capitol Hill, sot na nderoi në Shkup.

Ringjallëm kujtime të përbashkëta dhe këmbyem mendime për të sotmën dhe të ardhmen.

Ne i jemi mirënjohës për jetë të jetëve.” përfundon Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat