Reagon LSDM: Hipokrizi është që VMRO-DPMNE të flet për borxhe

Maqedonia

Reagon LSDM: Hipokrizi është që VMRO-DPMNE të flet për borxhe

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:56
LSDM

Hipokrizi dhe joseriozitet është që VMRO-DPMNE, partia e cila me qeverisjen kriminale, korruptive dhe shkatërruese 11 vjeçare, qytetarët i varfëroi dhe i futi në borxhe, sot të flet për kthimin e atyre borxheve.

Më së paku VMRO-DPMNE mund të flet për ekonomi pas mjerimit që la pas vetes dhe dëmet që i solli.

Pikërisht VMRO-DPMNE rriti trefish borxhin, duke i shpenzuar paratë nga huamarrjet e shtrejta në luks, barok, përmendore dhe palma. Shkaku i moskujdesit të plotë për qytetarët dhe interesat e tyre, politikat e gabuara të VMRO-DPMNE-së në mënyrë drastike e kanë rritur pabarazinë në mes qytetarëve.

Për dallim nga kjo sjellje e tillë e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM vitin e kaluar ka arritur të siguron nivelin më të lartë të realizimit të investimeve kapitale. Për herë të parë pas shumë viteve, borxhi në vitin 2017 ka shënuar rënie, është zvogëluar frekuenca e huamarrjeve, kjo po bëhet me shkallët e interesit më të ulëta dhe për herë të parë Ministria e financave ka strategji për mënaxhim me borxhin publik dhe shtetëror.

VMRO-DPMNE pas vetes la ekonominë me rënie prej 1,3 përqind në çerekun e parë të vitin 2017, ndërsa me politikat e suksesshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, rritja ekonomike në çerekun e fundit të vitit 2017 ka qenë 1,2 përqind.
Shumë parametra ekonomik e vërtetojnë suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, qytetarët po i ndjenjë të mirat nga puna e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe për atë, dëshpëruese dhe joserioze janë akuzat boshe të VMRO-DPMNE-së në të cilat askush nuk beson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat