Kompania maqedono-turke fitoi tenderin për mermer të Dollnenit dhe Prilepit

Maqedonia

Kompania maqedono-turke fitoi tenderin për mermer të Dollnenit dhe Prilepit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Ministria e Ekonomisë (ME) dhe kompania maqedono-turke “Volostone” kanë nënshkruar marrëveshje për kërkime gjeologjike që rajonit të Prilepit dhe Dollnenit do t’i sjellin përfitime të mëdhaja.

Përmes ankandit elektronik, kjo kompani ofroi mjete financiare prej 7,3 milionë euro, pra më shumë se të tjerët.

Marrëveshja me koncesionerin ka të bëjë me lëndë të parë të mermerit në lokalitetin Samarnica, që u takon të dy komunave të lartpërmendura.

Me këtë rast, ministri Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se 78% e kompenzimit shkon për komunat, kurse 22% për shtetin. Tashmë janë transferuar 3,7 milionë euro në komunën e Dollnenit dhe dy milionë euro në komunën e Prilepit.

Kompania në fjalë premton 100 punësime të para, pastaj parashihen 22 milionë euro investime dhe kjo do të ndikoj në rritjen e punësimeve deri në 500. Tregu i mermerit tashmë është siguruar në Kinë, Malajzi, Indonezi dhe Kore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat