Qytetarët e pakënaqur me ligjin e ri për lojërat e fatit

Maqedonia

Qytetarët e pakënaqur me ligjin e ri për lojërat e fatit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Propozim ligji i ri për lojëra të fatit, ka ngjallur reagime të ashpra nga qytetarët dhe sociologët.

Këta të fundit kërkojnë ndryshime përmes të cilave lojërat e fatit të jenë sa më larg nxënësve dhe të rinjve dhe atë jo 100 metra larg institucioneve shkollore, aq sa parashikon Ligji në fjalë por të pa-mjaftueshme do të ishin edhe sikur distanca të ishte100 kilometra. Sipas sociologu Musa Musai, kjo formë e vendimit ju bën me dije nxënësve se bastoret janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë shkollat.

Jo 100 m por 100 km.100 km do ishte mirë, do të kishte kuptim dhe ne do të mendonim se Ministritë përkatëse që japin lejet kujdesen për vitalitetin e kësaj shoqërie, kujdesen për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe kujdesen për mos traumatizimin e njerëzve përmes përfitimeve kushtimisht thënë nëse janë përfitime të caktuara. Nuk është vetëm varfëria shkaku kryesor që shtyn drejt bastoreve, por edhe organizimi institucional që është bërë në masë të madhe që ne kemi 10 herë më shumë kazino se sa bibloteka, 10 herë kemi më shumë bastore se leximore – thotë sociologu Musa Musai.

Qytetarët e anketuar nga Alsat-M, kundërshtojnë ashpër propozim ligjin e ri, duke shtuar se lojërat e fatit janë të dëmshme për të rinjtë dhe për ardhmërinë e vendit.

Të pyetëm unë asnjë bastore nuk duhet të ketë.

Turqit thonë “ymyt” që do të thotë shpresë, populli gënjehet me ato punë dhe është keq që në çdo cep ka bastore. Po ku të punojnë, aty e kalojnë kohën dhe është për të ardhur keq. Duhet të hapen vende pune për të rinjtë, të angazhohen dhe jo të humbin kohën nëpër bastore.

Mendoj se është shumë keq, në asnjë mënyrë nuk duhet të hapen bastoret, këto tema as nuk duhet biseduar dhe as nuk duhet të mirën në konsiderat. Duhet biseduar më shumë për shkolla dhe për nivelin e arsimit. Të rinjtë duhet të mirren me shkollën, t’i përkushtohen arsimimit sepse arsimimin bën civilizmet, tjerat janë muhabete koti – shprehen qytetarët e anketuar. 

Përmes propozim ligjit parashikohet që nëse bastorja frekuentohet edhe nga personat e mitur, atëherë rrezikon t’i merret licenca për punë. Propozim ligji për lojëra të fatit gjendet në sistemin elektronik ENER I hapur për opinionin publik. Ky propozim ligj është I dyti pas muajit Janar, ku janë marrë parasysh vërejtjet e propozimit ligjit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat