Mickoski: Qeveria e Zoran Zaevit po vazhdon të gënjej

Maqedonia

Mickoski: Qeveria e Zoran Zaevit po vazhdon të gënjej

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:50
Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski sot nëpërmjet një reagimi, ka thënë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaevi po vazhdon të gënjej.

Sipas tij, pas paralajmërimeve euforike për rritjen e pagës mesatare për muajin e parë të vitit 2018, e kundërta erdhi menjëherë në muajin e dytë të vitit 2018, ku paga mesatare neto ka përjetuar rënie ekstreme.

“Nuk ka dëshmi më të madhe për cunamin ekonomik të Qeverisë me rënien e pagës mesatare neto të paguar. Edhe zyrtarisht paga mesatare 500 euro është një gënjeshtër dhe premtim i pa arritshëm i kryeministrit Zoran Zaev”.

Mickoski gjithashtu ju drejtohet nëpërmjet këtij reagimi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke thënë se jeta e qytetarëve çdo ditë vetëm se po bëhet edhe më e vështirë, kurse Qeveria s’ka plan, dhe kjo duhet patjetër që të përfundoj.

“Edhe përskaj situatës katastrofale ekonomike dhe cunamit katastrofal mbi politikat ekonomike, qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk duhet që të humbin shpresën, sepse po vjen një frymë e re, shpresë e re, dhe energji e re në Republikën e Maqedonisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat