Takim Kocias-Stoltenberg, bisedohet për çështjen e emrit

Maqedonia

Takim Kocias-Stoltenberg, bisedohet për çështjen e emrit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:27
Koxias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel.

Takimi, i cili është njoftuar nga pres qendra e NATO-s, vjen menjëherë pas takimit me minsitrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Vjenë.

Siç njoftojnë mediat greke, Stoltenberg dhe Koxias do të diskutojnë për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëdhëniet greke-turke dhe për rastin me dy ushtarët grek që gjenden në burgun e Turqisë.

Koxias në një intervistë tha se në samitin e NATO-s në korrik Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës sepse periudha është e shkurtër.

Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojë e gjithë procedura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat