Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Maqedonia

Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Më: 27 prill 2018 Në ora: 10:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkimin Evropian

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Bashkimin Evropian pran Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Giuseppe Buccino

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Italisë për integrimin euro- atlantik të Maqedonisë dhe përshëndeti qëndrimin e Italisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e cila nuk do të mbarojë deri sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kyçen në familjen e madhe Evropiane.

Gjatë bisedës, Osmani iu referua edhe Raportit pozitiv të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, i cili tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses i adreson Prioritetet Urgjente, se është tejkaluar kriza politike, dhe se vendi është kthyer në binaret normale demokratike. Osmani theksoi, se rekomandimi i pastër për fillimin e negociatave, paraqet shtytje për shtetin të mbetet e fokusuar reformave dhe e përkushtuar agjendës euro- atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat