Fjalimi në maqedonisht i Tuskut irriton Greqinë

Maqedonia

Fjalimi në maqedonisht i Tuskut irriton Greqinë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 18:46
Donald Tust dhe Zoran Zaev

Mediat greke kanë reaguar një ditë pasi Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tust gjatë qëndrimit në Shkup u deklarua edhe në gjuhën maqedonase.

Sipas tyre ky veprim i Tuskut vjen pikërisht në kohën kur gjuha dhe identiteti i qytetarëve të IRJM-së janë një nga pengesat në negociatat për emrin mes Shkupit e Athinës.

Tusk mes tjerash tha se palët duhet ta zgjidhin vetë çështjen, me racionalitet dhe jo emocione, pasi receta nuk është në Bruksel. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, nga optimizmi i deritanishëm për zgjidhje, kaloi në një prononcim më ndryshe ku tha se Qeveria do të kujdeset për stabilitetin e vendit edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Athinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat