Zaev: Zgjidhja e mundshme për emrin përpara takimit të Këshillit të BE-së

Maqedonia

Zaev: Zgjidhja e mundshme për emrin përpara takimit të Këshillit të BE-së

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:44
Zoran Zaev

Patjetër të kemi të kujdesshëm dhe kreativ ne gjetjen e zgjidhjes për emrin. Është shumë me rëndësi kornizë kohore për sjelljen e vendimeve, thotë kryeminisri Zoran Zaev në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votën e Maqedonisë, si qytetarë, duke i dhënë sovranitetin tonë BE-së, në të cilën dëshirojmë të jemi anëtar dhe pastaj hapet edhe Kushtetuta, ndoshta këtu është zgjidhja, sepse ne e dimë se Greqia kërkon të dyja ndryshimi i Kushtetutës, për shkak se e dini që Greqia kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje” thotë kryeministri Zaev.

Në pyetjen nëse akoma është optimist se problemi me Greqinë do të zgjidhet para samitit të BE-së në qershor, ai tha se është optimist dhe se optimizmi e udhëheq atë dhe se është me rëndësi të madhe të shikojë me guxim, kujdes dhe në esencë në këtë proces.

“Unë jam i bindur, kur kemi arritur në këto shkallë, atëherë është e mundur edhe zgjidhja para samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shtoi më tej Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat