Zaev: Procesi gjyqësor ndaj meje u montua që të pengohet publikimi i përgjimeve

Maqedonia

Zaev: Procesi gjyqësor ndaj meje u montua që të pengohet publikimi i përgjimeve

Më: 30 prill 2018 Në ora: 12:30
Zoran Zaev

Ka përfunduar seanca e radhës për lëndën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, për gjoja kërkim të ryshfetit nga afaristi Ivan Nikolov Saçevaliev, për blerjen e një parcele ndërtimore në pronë të komunës së Strumicës.

Gjykata vendosi që publikimi i videos së plotë të mos bëhet në prani të opinionit, për shkak se shkelet ligji për dokumente të klasifikuara.

Pas përfundimit të seancës, Zaev tha para gazetarëve se bëhet fjalë thjeshtë për rast të montuar, që të pengohet publikimi i përgjimeve.

Sipas tij, video materiali i plotë dëshmon se janë prerë disa pjesë nga materiali, për t’u keqpërdorur ndaj tij, kurse në bisedë bëhet fjalë për kontribut në materiale ndërtimore për një kishë.

Ai beson se dëshmitë do të merren parasysh nga gjykata, dhe se procedura gjyqësore ndaj tij do të merr fund, me një vendim lirues për të.

Zaev premton se do ta publikoj tërë video materialin, nëse do të ketë të drejtë që ta merr nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat