Zaev: Lufta për më shumë të drejta të punëtorëve, angazhimi ynë i përbashkët

Maqedonia

Zaev: Lufta për më shumë të drejta të punëtorëve, angazhimi ynë i përbashkët

Më: 1 maj 2018 Në ora: 14:37
Zoran Zaev

Lufta për të drejtat më të mëdha për punëtorët është angazhimi ynë i përbashkët, i bashkuar, për të ndërtuar një shtet me prosperitet, shtet qytetar, të barabartë për të gjithë, thotë kryeministri Zoran Zaev në letrën e tij të shkruar për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Ai thekson se e drejta themelore e njeriut duhet të mbrohen dhe të sigurohen në vendin e punës, ndërsa karakteristika e çdo shoqërie të civilizuar dhe moderne janë respektimi dhe vlerësimi i çdo pune në mënyrë të barabartë.

Në urimet e tij me rastin e 1 majit, Zaev theksoi përfshirjen sociale dhe ekonomike, të cilën ai thotë se duhet të kryhet paralelisht me realizimin e prioriteteve të Qeverisë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat