Zaev: Një e treta e romëve të rinj në Maqedoni kanë arsimim të lartë, të mesme dhe terciar

Maqedonia

Zaev: Një e treta e romëve të rinj në Maqedoni kanë arsimim të lartë, të mesme dhe terciar

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:08
Zoran Zaev

Një e treta e qytetarëve romë të grupmoshës prej 22 deri në 25 vjet mbarojnë arsim të lartë, të mesëm apo terciar në vend dhe kjo përqindje sërish është e lartë lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, informoi sot kryeministri Zoran Zaev gjatë prezantimit të Hulumtimit për pozitën socio-ekonomike të qytetarëve romë në Republikën e Maqedonisë, si një ndër pesë vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshirë në Hulumtimin rajonal të Bankës Botërore dhe UNDP-së (KB), financiarisht të mbështetur nga BE-ja.

“Të gjithë e dimë se mundet edhe më mirë. Është me rëndësi kjo që ne, si shtet dhe si Qeveri, u bashkëngjitëm në politikat evropiane dhe botërore të detektimit të sfidave. Nuk heqim dorë nga kjo vendosmëri. Edhe me këtë që jemi në këtë tryezë këtu, së bashku me partnerët tanë nga Evropa dhe bota, për këtë çështje të rëndësishme për inkluzionin e romëve, treguam se kemi hyrë hap më tej, në mënyrat e ballafaqimit me sfidat e theksuara”, tha Zaev.

Të dhënat në nivel rajonal tregojnë qasje të kufituar deri te mundësitë për romët, nga çdo aspekt:  shëndetësi, arsim, banim, punësim dhe standard të jetesës. Praktikat ndërkombëtare, siç është theksuar edhe në këtë Hulumtim, tregojnë se arsimi parashkollor ka rëndësi të madhe në rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe veprimit të qytetarëve në tregun e punës.

Lidhur me banimin dhe mbrojtjen shëndetësore që notohen si probleme rajonale, kryetari i Qeverisë tha se tashmë është miratuar program me të cilin lirohen nga pagesa e participimit shëndetësor të fëmijëve, prindërit e të cilëve janë shfrytëzues së të drejtës së ndihmës sociale në para, që në pjesë të madhe i përfshin familjet rome.

Për pjesëmarrjen politike të romëve në vendimmarrje që janë të lidhur ma avancimin e pozitës së romëve në Republikën e Maqedonisë, si model pozitiv në vendin tonë dhe shembull në rajon, kryeministri tha se pritet fillimisht të jepen rezultate të dukshme.

Maqedonia, tha Zaev, do të tregojë se përveç që e ka komunën e vetme në botë ku shumica e qytetarëve janë romë dhe flasin në gjuhën e tyre amtare, në të njëjtën kohë është edhe shtet i cili i zhvillon në mënyrë të barabartë të drejtat për të gjithë qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat