Sot mbahet mini-maratona “Të vrapojmë për shnet”, dedikuar fëmijëve të prekur nga kanceri

Maqedonia

Sot mbahet mini-maratona “Të vrapojmë për shnet”, dedikuar fëmijëve të prekur nga kanceri

Më: 5 maj 2018 Në ora: 11:02
“Të vrapojmë për shnet”

Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet mini-maratona “Të vrapojmë për shnet” qëllimi i së cilës është të mblidhen mjete për fëmijët e prekur nga kanceri.

Programi i mini-maratonës do të fillojnë nga ora 11:00 me një program muzikor për fëmijët dhe pjesëmarrësit, për të vazhduar më pas me maratonën e cila do të fillojë nga ora 13:00 prej rrugës Xhon Kenedi në komunën e Çairit.

Mini-maratona do të jetë vrapim në distancë prej 2.1 km e cila është miniaturë e maratonës normale sportive.

Përgjegjësja e këtij organizimi, Elife Nevzadi tha se qëllimi përmes kësaj maratone është që të mblidhen donacione për fëmijët që kurohen nga sëmundja e kancerit në QKU “Nënë Tereza” në Shkup.

“Qëllimi tjetër i maratonës është sensibilizimi i qytetarëve për të realizuar projekte madhore humanitare  duke nxjerr në pah frymën multietnike e cila frymon ndër vite në qytetin tone.  Qëllimi i maratonës është mbledhja e mjeteve, për ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri. Nga informacioni i fundit të cilin e morëm nga QKU “Nene Tereza “- Spitali i fëmijëve në repartin e onkologjisë dhe hematologjisë Shkup, të prekur nga kjo sëmundje janë 30 deri 40 fëmije nga mosha dy javore deri në atë 14 vjeçare. Mjetet te cilat do të grumbullohen nga ky aksion, do të dedikohen për blerjen e mjeteve për të cilat kanë nevojë ata fëmijë në atë repart . Pasi që është vetë-iniciativë qytetare, në organizim e saj marrin pjesë një grup i vullnetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të merren me këtë aksion humanitar”, tha Elife Nevzadi.

Sipas organizatorëve Shkupi sot do të mbushet me më shumë se 1800 pjesëmarrës të cilët e kanë përkrahur këtë maratonë me anë të blerjes së numrave pjesëmarrës dhe mjetet e grumbulluara do të ndahen për fëmijët r prekur nga kanceri.

Përkujtojmë të gjithë qytetarët se gjatë periudhës së mbajtjes së mini- maratonës, në rrugët e Çairit do të vendoset regjim i përkohshëm i qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat